Arbëri

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren

Opozita ne Shqiperi bllokon foltoren e Kuvendit

Seanca e sotme parlamentare në Shqipëri nisi me kaos dhe tension, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit.

Për pasojë seanca e drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit Bledi Çuçi, në mungesë të kryeparlamentares, Elisa Spiropali zgjati vetëm 20 minuta.

Deputetët e pa përjashtuar të opozitës bllokuan Foltoren, ndërsa disa prej tyre u treguan indiferentë duke zënë vendet e tyre në karrigen e deputetit, shkruan Top Channel.

Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka vendosin celularët e tyre te mikrofoni i foltores së Kuvendit duke ndezur një aplikacion zhurmë-prodhues.