Ka nisur me përplasje të forta mes gardës dhe deputetëve të Partisë Demokratike seanca e planifikuar për të enjten e Kuvendit të Shqipërisë.
Përplasja që çoi në shtyrje fizike ndodhi në derën e hyrjes kryesore të Kuvendit, raporton “Euronews”.
Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën me oficerët të cilët ishin pozicionuar për të mos lejuar hyrjen e tyre.
Deputeti Flamur Noka shihet në një moment teksa shtyn një oficer të gardës dhe thyen xhamin e derës kryesore.

Me të hyrë në Kuvend, deputetët e mbetur të PD-së hodhën tymuese. Megjithatë, Partia Socialiste arriti të votonte rregulloren e re. Deputetët që prishin seancën tani do të përjashtohen nga 30 deri në 60 ditë. Më pas, seanca u mbyll.
Deputetët e PD-së, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin, Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi dhe Edi Paloka u përjashtuan për 10 ditë pas trazirave që shkaktuar brenda në Kuvend. U hodhën tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.
VIDEO: