Arbëri

Temperaturat sot deri në 22 gradë celsius

Moti me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë celsius, derisa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë.

IHMK-ja ka njoftuar në raportin javor se vranësira mund të paraqiten rreth relievit malor.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi”, thuhet në njoftimin e Institutit.