Arbëri

Temperaturat deri në 21 gradë Celsius javën e ardhshme në Kosovë

Moti në Kosovë

Pesë ditët e ardhshme parashihen të jenë me mot të ndryshueshëm, ndërsa temperaturat do të mbeten pothuajse të njëjta me ato të javës që lamë pas. 

Gjatë ditëve, të mërkurë dhe të enjte pritet të ketë reshje të lehta shiu në disa zona, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, duke mos paraqitur ndikime të theksuara për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Po ashtu, kushtet agrometeorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. 

Të hënën pritet të ketë mot me diell dhe pjesërisht të jetë vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 21°C.

Mot pothuajse i njëjtë do të mbajë edhe të hënën. Temperaturat minimale do të zbresin nga 0°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 20°C. 

Ndërsa të mërkurën do të ketë mot të vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 14°C deri në 17°C. 

Intervalet me diell pritet të rikthehen sërish të enjten, megjithatë vende-vende do të ketë kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 15°C deri në 20°C.

Ndërsa të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7C, ndërsa maksimalet nga 17°C deri në 21°C.