Arbëri

Temperatura të larta edhe sot

Moti i nxehtë / Foto: KOHA

Foto: Alban Bujari

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka parashikuar për sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi 1-6m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit, ka njoftuar IHMK.