Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura maksimale gjatë së shtunës [sot] pritet të shkojë deri në 30 gradë.
Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15- 18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Të dielën, siç thotë njoftimi, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius”, vijon njoftimi.