Arbëri

Telekomi buzë bankrotit, Qeveria “shpëtim” e sheh shitjen

Foto: Koha

Telekomi është buzë falimentimit, si pasojë e operimit me humbje. Zgjidhja e vetme është privatizimi. Kështu ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, të premten gjatë raportimit para Komisionit hetimor parlamentar, i cili është duke i hetuar keqpërdorimet me kontrata dhe punësime në Telekom.

Lluka flet në emër të Qeverisë, e cila është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, vlerësimi i ministrit se Telekomi duhet privatizuar është kundërshtuar nga deputetët opozitarë, të cilët e kanë akuzuar atë dhe Qeverinë për mosmenaxhim të duhur të situatës në këtë ndërmarrje publike.

Përveç ministrit, të premten, ka raportuar edhe drejtori i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike (ARKEP), Kreshnik Gashi. Ai ka thënë se Telekomi ka problem me zbatimin e kodit +383.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)