Arbëri

Të shtunën testohet alarmi në Prishtinë

alarmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të realizojë test rutinë të sistemit të alarmit publik të shtunën, më 26 prill 2025, në orën 12:05.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij testimi do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Ky test ka për qëllim verifikimin e funksionalitetit dhe efektivitetit të sistemit në rast situatash emergjente, dhe qytetarët janë të lutur të mos shqetësohen pasi bëhet fjalë vetëm për një ushtrim teknik.

Autoritetet falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për sigurinë publike.