Arbëri

Të shtunën disa rrugë të Prishtinës pa ujë

uji

Foto: Driton Paçarada

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar se të shtunën, më 5 prill, do të realizohen punime teknike të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit.

Si pasojë, një numër rrugësh në kryeqytet do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm gjatë orëve të paradites dhe pasdites.

Punimet do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në 16:00, ndërsa zonat që do të preken nga ndërprerja janë:

Rruga “Nënë Tereza”

Rruga “Rexhep Luci”

Rruga “Qamil Hoxha”

Rruga “Tringë Smajli”

Rruga “Bajram Kelmendi”

Rruga “Agim Ramadani”

si dhe rrugët në Qendër.