Disa vendbanime të Lugut të Baranit të Pejës janë vërshuar të enjten pas reshjeve të mëdha që kanë rënë dy ditët e fundit.
Nga vërshimet më se keqi ka pësuar fshati Kosuriq, në të cilin uji ka vërshuar shtëpitë, tokat bujqësore e rrugë, duke krijuar edhe dëme të mëdha.
Mbi 40 shtëpi në këtë fshatë janë vërshuar duke u shkaktuar dëme të mëdha.
Banorët tregojnë se kanë kërkuar nga Komuna që t’u dalë në ndihmë për të hapur shtratin e përroit dhe kanaleve të bllokuara, por ajo nuk ua ka ofruar këtë ndihmë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Muhamet Mahmutaj, është arsyetuar se Komuna nuk ka ekskavator, por ka kërkuar nga banorët që ata ta gjejnë një e Komuna pastaj ia kompenson shpenzimet.