Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të martën aktgjykimi ndaj Thaçit për “pengim të drejtësisë”

hashim thaci

Të martën, më 17 nëntor mbahet seanca ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu, për veprën “pengim i drejtësisë”, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas njoftimit seanca do të fillojë në orën 10:00 dhe kërkohet të jenë të pranishëm fizikisht në seancë edhe të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte.

Në aktakuzë pretendohet se, gjatë periudhës 12 prill – 2 nëntor 2023, Thaçi u kishte dhënë Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, si dhe udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e tyre.

Prokuroria pretendon gjithashtu se Thaçi kishte bashkërenduar tri grupe të veçanta, me qëllim të ndikimit në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin për krime lufte.

Edhe Gjyqi tjetër ndaj Thaçit më 17 nëntor Arbëri Gjyqi tjetër ndaj Thaçit më 17 nëntor

Ndaj Thaçit janë ngritur tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, katër për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërkaq, ndaj Smakajt, Kilajt dhe Fazliut janë ngritur nga dy akuza secilit, ndërsa ndaj Kuçit dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Në kuadër të kërkesës për dënim, Prokuroria ka kërkuar që Thaçi të dënohet me gjashtë vjet burgim. Ajo ka kërkuar gjithashtu që koha e kaluar në paraburgim të mos i llogaritet në dënimin e mundshëm.

Për të bashkakuzuarit e tjerë është kërkuar dënim më i vogël: nga tre vjet për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Fadil Fazliun, kurse nëntë muaj për Hajredin Kuçin.

Edhe ZPS-ja kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë LAJMET E MBRËMJES ZPS-ja kërkon 6 vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë

Sipas Prokurorisë, veprimet e Thaçit për të ndikuar në dëshmitarë për rastin kryesor ku ai bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin akuzoheshin për krime lufte e krime kundër njerëzimit, dëshmohen nga 28 incizime prej nëntë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë gjatë një periudhe katërmujore.

Më 16 shtator të këtij viti, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim në rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.