Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën duke filluar nga ora 19:30 fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Sipas njofitmit, dezinsektimi fillon nga lagjet Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat. Ndërsa vazhdon më pas në vendet tjera.
Të martën do të vazhdohet procesi në lagjet si Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, e po ashtu edhe në Zonë Industriale e kazermën “Adem Jashari”.
