Komuna e Prishtinës njofton se në kuadër të përmbylljes së Javës Evropiane të Mobilitetit, të dielën më 22 shtator do të mbyllen disa rrugë në kryeqytet.
Sipas njoftimit, rrugët “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj”, “Garibaldi”, “Xhoxh Bush”, “Eqrem Çabej” dhe rruga “UÇK” do të mbyllen nga ora 11:00 deri në orën 18:00.
Java e Mobilitetit ka nisur më 16 shtator dhe është organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian.
Kjo iniciativë evropiane ka për qëllim inkurajimin e qyteteve që të prezantojnë dhe të promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe t'i ftojnë njerëzit të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve.