Arbëri

Të dielën, falas për lexuesit kopja e numrit të parë të KOHËS javore

Në 30-vjetorin e daljes së numrit të parë të KOHËS javore, këtë të diel “Koha Ditore” vjen me temën speciale për zanafillën e KOHËS dhe historikun e saj.

Dhe, përveç gazetës së rregullt me përmbajtje ekskluzive si çdo javë, këtë të diel lexuesit do ta kenë në duar edhe një dhuratë të veçantë – numrin e parë të KOHËS javore.

Përveç përvjetorit të 30-të të KOHËS, nuk janë anashkaluar edhe ngjarjet kryesore të javës, të cilat janë të treguara në një faqe tek rubrika “Javori &Plus Minus”.

Në faqen 11 mund të lexoni edhe për Zgafellen e re nga Flaka Surroi, ku shtjellohen sfida për 2 dekada të KTV-së.

Nga bota lexoni rrëfimin për gjuetarin e shqiponjave, që po i çmend vajzat mongoleze.

Derisa në fotografi Alban Bujari sjell një foto-reportazh nga tregu me prodhime vendore.

Në faqet e kulturës këtë javë vjen rrëfimi për minimuzeun e KOHËS.

Ndërsa në rubrikën tradicionale “Monument” këtë javë lexoni bozën e Prizrenit, që ruan recetën, namin dhe traditën

Faqet e sportit i janë kushtuar Mirjeta Bytyqit, hendbolliste kosovare, që po shënon suksese në Slloveni.

Përveç 50 faqeve, që shtjellojnë artikuj interesantë, këtë herë, në numrin më të ri të së dielës, mund të merrni falas edhe numrin e parë të javores së KOHËS të datës 26 shtator, të vitit 1990.

Këto dhe shumë përmbajtje të tjera ekskluzive, këtë javë në KOHËN e veçantë të së dielës – me dy gazeta në një!