Arbëri

Takimi i Washingtonit, kryetemë e së dielës në KOHA Ditore

Për marrëveshjen 16-pikëshe mes Kosovës e Serbisë në Washington nis numri special i së dielës në Koha Ditore.

Beteja për resurse, marrëveshja që injoroi thelbin e problemit e shumë pika të tjera trajtohen në shkrimin kryesor.

Në Intervistë flet David Phillips, ish-këshilltar i lartë në departamentin amerikan të shtetit.

Si e sheh ai marrëveshjen e arritur në këtë takim, çfarë vlere ka njohja e pavarësisë së vendit nga Izraeli dhe çka i mungon kësaj marrëveshjeje.

Rubrika ‘’Kosovarçe’’ kthehet në Kohën Ditore dhe flet për ndërtimet pa leje, pa pronësi e pa kritere në ‘’Bjeshkët e Nemuna’’.

Nga bota mund të lexoni për abuzimin që iu bë shërbëtoreve nga jashtë vendit të cilat u bënë edhe më të prekura gjatë karantinës dhe për gruan që po u ndihmon atyre.

Nga kultura, lexoni për pikturat e vetëreflektimit dhe qaforet e karantinës.

Monumenti sjell rrëfimin e sahatçinjëve të Mitrovicës dhe traditën familjare të zanatit të tyre.

Nga sporti do të lexoni për Deçiqin, ekipin shqiptar të Malit të Zi, i cili është i hapur për të gjithë lojtarët shqiptarë.

Po ashtu në këtë rubrikë vjen intervista me futbollistin e përfaqësueses kosovare, Rron Broja si dhe shkrimi për rrugëtimin e somalezes Xhavahir Robllë, nga një refugjate në Londër drejt referimit në ndeshje futbolli.

Si zakonisht nuk mungojnë shkrime e artikuj të tjerë shumë interesantë nga të gjitha fushat për lexuesit e KOHËS, që mund të shfletohen në edicionin e së dielës.