Arbëri

Tahiri: Vendimi për barnatore të revokohet

Besnik Tahiri - AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendimi për barnatoret duhet të revokohet sepse, sipas tij, më së shumti i atakon pensionistët dhe të moshuarit.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se barnatoret e vogla nuk janë të furnizuara mjaftueshëm dhe po krijohen radhë të gjata për t’u furnizuar me medikamente. 

“Çfarë logjike ka një vendim i tillë, i cili detyron një të moshuar të lëviz prej Dardanisë deri te rruga B, për t'u pajisur me medikamente. Shtoja këtu edhe faktin se shumica e barnatoreve të vogla nuk janë të furnizuara sa duhet dhe radhët e gjata të cilat duhet të pritet”, ka thënë Tahiri. “Ky vendim është skandaloz dhe duhet të revokohet”.