Arbëri

Tahiri pas dështimit të Kurtit në zgjidhjen e ekuacionit: Qeveri amatorësh

Albin Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur “Qeveri amaterash” ekzekutivin aktual. 

Kështu është shprehur ai duke ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili dështoi në zgjidhjen e një problemi në matematikë. 

Tahiri ka thënë se kjo qeveri e ka çuar çdo ditë kot.

"Ne në Kuvend e kemi pa që për 48 muaj, kjo qeveri amatorësh, çdo ditë, e ka quar kot", ka shkruar Tahiri në Facebook, duke ia bashkëngjitur zgjidhjen e drejtë të ekuacionit matematikor. 

Postimi i Besnik Tahirit

Kryeministri Albin Kurti ka gabuar në zgjidhjen e një detyre matematikore në inaugurimin e një shkolle në Komunën e Podujevës. Pavarësisht kësaj, të gjithë të pranishmit e kanë duartrokitur, përfshirë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. E pasi gabimi u bë viral në rrjete sociale, kryeministri Kurti ka kërkuar falje.