Arbëri

Tahiri: Kurti nuk heq dorë nga xhipat e zi që dikur i “urrente”

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk dëshiron të heqë dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur ‘i urrente’”. 

Tahiri në postim në Facebook ka thënë se opsioni i vetëm për zgjedhje të parakohshme është dorëheqja e Kurtit.  Tahiri ka thënë se opozita duhet të përbashkohet. 

“...Po dihet që vetëm dorëheqja është opsion për zgjedhje të parakohshme, e kjo dihet që nuk ndodh, sepse Kurtin edhe zvarrë me tërheq nga Zyra e Kryeministrisë, ai nuk hjek dorë nga privilegjet e shumta e nga xhipat e zi që dikur i 'urrente'”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.