Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar “model tëqeverisjes së dështuar” Qeverinë Kurti.
Ai ka thënë të dielën se derisa kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, “kjo është mundësi ideale për pjesëmarrësit e tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit”.
Sipas deputetit të AAK-së, ky është “shans i rrallë” që Kurti të ligjëojë për planet që çuan në dështimin ekonomik.
“Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një mundësi kjo ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit, ose një shans i rrallë për të, që të ligjëroj se çfarë kanë qenë planet dhe veprimet e tij që quan në dështimin ekonomik në Kosovë!”, ka thënë Tahiri në Facebook.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti ka udhëtuar të dielën për në Vjenë, për të marrë pjesë në Forumimin Ekonomik.