Arbëri

Tahiri e pyet për kontratat njëburimore, Kurti: S’ka shkelje të ligjit e as korrupsion

Albin Kurti - Besnik Tahiri

Një debat midis kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri, partia e të cilit e ka iniciuar debatin e sotëm, ka kërkuar nga Kurti që të tregojë nëse është në dijeni për kontrata njëburimore, si dhe cila është lidhja e tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, me rezervat shtetërore.

Kurti i është kundërpërgjigjur, duke thënë se qeveria e tij nuk bën veprime joligjore. 

“Ne thjesht i kemi bërë përpilimin e tenderëve në përputhje me ligjin, kjo s’ka të bëjë me shkelje të ligjit as korrupsion. Unë e kam vështirë ta diskutojë, pasi në fillim më thatë që nuk më ka shkelur këmba në Departamentin e Shtetit. Ku e kam takuar Blinkenin? Debat ka vetëm kur ka fakte, jo kështu”, ka thënë Kurti. 

Lexo përditësimet tjera
Albin Kurti

Sot Kuvendi debaton për qeverisjen katërvjeçare të Kurtit

Qeverisja katërvjeçare e ekzekutivit të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti do të jetë tema e debatit...