Arbëri

Surroi: Siguria e Kosovës duhet të mbështetet gjithmonë te NATO-ja

Veton Surroi

Publicisti Veton Surroi ka folur se si e sheh Kosovën në vitin 2050, teksa bisedoi me njohësin e çështjeve të energjisë, Luan Shllaku.

Sipas Surroit, kriza aktuale gjeopolitike do të ketë ndikim në marrëdhëniet e fuqive botërore, që siç ka thënë ai, do të krijohen raporte të reja.

Ai u pyet nga mysafiri në PIKË, Luan Shllaku, se si mendon që Kosova mund të zhvillohet viteve në vazhdim. Surroi ka deklaruar se fokusi i Kosovës duhet të jetë NATO-ja në aspektin e sigurisë.

“Është vështirë e parashikueshme se çka do të ndodhë, por e di se cilat janë pikat determinuese që do të na japin vlerësim se çka mund të ndodhë. Kemi të bëjmë me krizën gjeopolitike dhe kjo krizë gjeopolitike do të prodhojë marrëdhënie të reja të fuqive. Brenda këtyre marrëdhënieve të reja mendoj se është interesi i Kosovës që të ingranohet sa më shpejt brenda një strukture të sigurisë, e cila do të krijohet për ta kompensuar tërheqjen graduale amerikane nga detyrat e veta të deritanishme. Pra, ne duhet të mendojmë për siguri kolektive, regjionale dhe evropiane. Siguria jonë është të mbështetet gjithmonë te NATO-ja dhe nuk ka arsye që të mos vazhdojë të mbështetet. Duhet ta rikonceptojmë, rikuptojmë NATO-n, në bazë të rikonceptimit të NATO-s se do të ndodhë një rindarje e përgjegjësive”, ka deklaruar ai.

Lexo përditësimet tjera
Pikë me Veton Surroin

PIKË me Veton Surroin: Kosova para raundit të tretë dhe nokautues për energjinë

Eksperti i fushës së energjisë, Luan Shllaku, në podcastin PIKË me Veton Surroin në Kohavision nëpërmjet...