Arbëri

Surroi: Kosova dështoi kur s’u unifikua në çlirim

Veton Surroi

“Problemi më i madh ka qenë diplomacia mes nesh”, ka thënë publicisti Veton Surroi në podcastin e tij Pikë në Kohavision në diskutimin me Luan Shllakun, kur është pyetur se çka do të ndryshonte në diplomacinë e viteve të ’90-ta. “Problemi ka qenë i shpjegimit të asaj se çka realisht duam dhe po dua ta ilustroj me një... bisedova me disa prej avokatëve të cilët janë në ekipin mbrojtës në Hagë, për disa prej të akuzuarve dhe pyetja e cila gjithmonë është shtruar është formimi i qeverisë së përkohshme, qeverive tranzitore etj”, ka thënë ai.

Surroi ka thënë se Kosova dështoi kur nuk u unifikua për çlirimin e saj.

“Kosova këtu ka dështuar dhe kemi mundur të jemi më të mirë, sepse nuk arritëm që në pikën kritike në vitin 1999 ta prisnim çlirimin e vendit me struktura të përbashkëta të partive politike, të UÇK-së, të një spektri të gjerë, ta prisnim të unifikuar, në mënyrë që ta fillojmë jetën në liri, në formë të unifikuar”, ka thënë ai.

“Domethënë në Paris, kur duhej nënshkruar Marrëveshjen e Rambouillet-së në ceremoninë formale, ne kemi mbajtur një mbledhje të delegacionit të gjerë... pati shumë më tepër njerëz sesa që kishim qenë në Rambouillet dhe kur dështoi formimi i qeverisë së përkohshme, së paku sugjerova hajde të formojmë qeveri komunale. Hajde të merren vesh partitë politike, LDK-ja, UÇK-ja, LPK-ja, çka ka pasur aty prej partive, le të bëhen bashkë që ditën kur (se vendi do të çlirohej, doemos) të hynte NATO-ja, ishte një vendim strategjik tash, por momenti kur do të vinin ndërkombëtarët, domethënë administrata ushtarake dhe administrata civile në Kosovë, në filan komune do të dilte kryetari i komunës, të thoshte “mirëserdhët, kjo është komuna e jonë; në këtë komunën tonë ne jemi në dispozicionin tuaj t’ju ndihmojmë si njerëz që keni ardhur në administrimin ndërkombëtar dhe ne e përfaqësojmë spektrin politik në përgjithësi, kjo do ta lehtësonte tranzicionin tonë të jashtëzakonshëm... edhe aksesin...”, ka deklaruar ai.

Lexo përditësimet tjera
Pikë me Veton Surroin

PIKË me Veton Surroin: Kosova para raundit të tretë dhe nokautues për energjinë

Eksperti i fushës së energjisë, Luan Shllaku, në podcastin PIKË me Veton Surroin në Kohavision nëpërmjet...