Ministria e Financave sot ka qenë cak i një sulmi kibernetik. Ministri në detyrë i kësaj ministrie, Agim Krasniqi, i ka thënë KOHËS se sulmi ka ndodhur gjatë së dielës në Departamentin e Tatimeve.
“Sulmi ka ndodhur sot në Departamentin e Tatimeve. Jemi duke u marrë me rastin, s’ka diçka serioze. Brenda pak minutash do dalim me njoftim”, ka thënë Krasniqi.
Për sulmin ka folur edhe Policia e Kosovës, ku thotë se është duke u marrë me informacionet e pranuara.