Arbëri

Studentët përkujtojnë 1,432 fëmijët e vrarë gjatë luftës

Studentët përkujtojnë 1,432 fëmijët e vrarë gjatë luftës

Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës ka organizuar manifestim paqësor në Ditën Botërore të Fëmijëve.

Në këtë ditë, ky grup ka përkujtuar 1,432 fëmijët e vrarë nga Serbia në Kosovë gjatë luftës.

Qytetarë të moshave të ndryshme kanë dalë te Teatri Kombëtar me pankartat e shkruara “Turp” në to. Në to është shkruar edhe: “Asnjë vendim për përkujtimin e fëmijëve viktima të gjenocidit serb”.