Arbëri

Stoltenberg: NATO nuk do të zvogëlojë praninë e trupave në Kosovë

Foto: Reuters

NATO nuk do të tërhiqet nga baza në Bondsteel dhe do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Jemi këtu për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit, përfshirë edhe komunitetin serb, transmeton rtk deklarën e Stoltenbergut për TV Prva të Beogradit, duke theksuar se NATO nuk planifikon që ta zvogëlojë praninë e trupave të veta në Kosovë.

Çështja e largimit të trupave amerikane është përmendur ditë më parë kur në Kosovë qëndruan dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kërkuan nga Qeveria e Kosovës të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në mënyrë që të vazhdojnë bisedimet me Serbinë. Ambasada amerikane ka mohuar që dy vizitorët të kenë kërcënuar me largim të ushtarëve në rast se nuk hiqet taksa.