Arbëri

Stamatoviq kundër marrëveshjes me Kosovën, do selinë e kishës serbe në Pejë

Përgjigja e vetme adekuate nga Kisha Ortodokse Serbe (SPC) me synimin për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën është kthimi më urgjent i selisë së saj në Patriarkanën e Pejës, tha kryetari i Këshillit iniciativë “Serbia e shëndetshme”, Milan Stamatoviq.

Ai tha se kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të parandaluar qëllimin e pretenduar të (presidentit serb) Aleksandar Vuçiq për "transferimin e Kosovës në duart e pushtuesit NATO dhe terroristëve shqiptarë", njoftojnë mediet serbe.

Në deklaratën e dhënë nga organizata e tij, ai i bëri thirrje Sinodit të KOS-it për të vepruar në përputhje me deklaratën e bërë gjatë seancës së majit të Kuvendit të Kryepeshkopatës së Shenjtë, ku thuhet se “ruajtja e Kosovës në Serbi është detyra dhe mesazhi më i rëndësishëm kombëtar dhe i detyrueshëm si për botën, ashtu edhe për autoritetet shpirtërore ", transmeton RTK.

"Rivendosja e selisë së SPC-së nga rrethi i Beogradit në vendin e saj, jo vetëm që do të ishte një mesazh se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, por një mesazh i qartë për Vuçiqin se kisha nuk do të jetë më kurrë mjet i sundimtarëve botërorë në luftën e tyre kundër popullit të tyre serb", deklaroi Stamatoviq.