Pamja e jashtme e stacionit të autobusëve në Prishtinë nuk ka ndryshuar shumë nga kjo pikturë, raporton KTV.
Ndërmarrja ende ka pamjen e viteve ‘80 dhe asnjë investim nuk është bërë në të.
Lajmi kryesor për këtë ndërmarrje në vitin e kaluar ka qenë tarifa prej 10 centësh që paguanin qytetarët që nga këtu udhëtonin për në qytete të ndryshme të Kosovës.
Tarifa u largua në fund të 2018-s dhe ajo nuk do të vendosen fare, nëse qytetarët do t’i blinin biletat brenda stacionit.
Shumica e udhëtarëve pajisen me bileta nëpër autobus.
Në stacion thonë se në marrëveshjet që kanë me kompani, nga secila biletë që shitet brenda stacionit ata përfitojnë 10 përqind të çmimit të biletës.
Por, punëtorët këtu thanë se kompanitë ndër urbane i tërheqin qytetarët, duke u thënë që të mos paguajnë bileta brenda stacionit.
Mosblerja e biletave brenda stacionit, ka dëmtuar këtë ndërmarrje.
Me ligjin për transport udhëtari ka të drejtë të blejë biletën brenda stacionit apo në autobus.
Shumica e kompanive që bartin udhëtarë, nuk kanë arka fiskale.