Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së ka zhvilluar sot dy takime me deputetë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar për situatën në RTK, njofotn kumtesa nag SPRTK, trasnmeton Koha.net.
Takimin e parë, kryesia e ka zhvilluar me shefin e grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi dhe deputetin, Enver Hoti, ndërsa të dytin me udhëheqësin e komisionit për buxhet dhe financa nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetin, Naser Osmani.
SPRTK ka shprehur shqetësimin e saj rreth jotransparencës në konkursin për drejtor të RTK-së, prolongimit që po i bëhet rishpalljes së tij në kundërshtim me ligjin e RTK-së, si dhe për nevojën e një ligji i cili do t’i jepte zgjidhje, financimit, pronës, blerjes së produkteve të jashtme audio-vizive, çështje e cila nuk është trajtuar fare në draf-ligjin për RTK.
Si çështje emergjente, kryesia e ka paraqitur ndërtimin e objektit të ri të RTK-së i cili duhet të jetë në hapësirat e Radio Kosovës.
Kryesia po ashtu e ka argumentuar si të nevojshme dhe në dobi të ligjit të ri, konstatimin e gjendjes reale në RTK, përmes një komisioni hetues Parlamentar, gjë që është mirëpritur nga të dyja palët.