Arbëri

Specialja cakton katër seanca gjatë prillit në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale gjatë muajit prill ka caktuar katër seanca në rastin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryetarëve të Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Sipas kalendarit të gjykimeve, seanca e parë do të mabhet më 3 prill, datë kjo kur edhe do të nisë gjykimi.

Seanca në këtë rast janë caktuar edhe për datat 4, 5 prill dhe 11 prill. Në seancën e 11 prillit pritet të fillohet me paraqitjen e provave të Prokurorisë, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.

Seancat është paraparë të nisin në orën 9:30, por si zakonisht ato për publikun transmetohen me 45 minuta vonesë.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Image