Ministria e Arsimit bashkë me drejtorët komunalë të arsimit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit pritet të vendosë sot për mënyrën se si do të nisë mësimi në vitin e ri shkollor.
Takimi ka nisur në ora 14:00, transmeton KOHA.
Ministria e Arsimit ka dhënë tri opsione për vitin e ri shkollor: kthimi në shkollë, mësimi i kombinuar në shkolla dhe online dhe opsioni i fundit mësimi online përmes platformës E-Mësimi.
Në këtë takim do të diskutohet edhe për përgatitjet për testin e maturës.
Në takim është edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, si dhe përfaqësues të prindërve.