Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orën 10:00 do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, 17 komuna kanë zgjedhur kryetarët, ndërkohë që në 21 të tjera do të ketë balotazh.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë do të mbahet më 14 nëntor.