Arbëri

Sot përurohet segmenti i autostradës “Arbën Xhaferi” Kaçanik-Hani i Elezit

Sot do të bëhet inaugurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Në ceremoninë e inaugurimit do të marrin pjesë liderët e vendit, mysafirë të tjerë nga vendi dhe vendet e rajonit.

Autostrada “Arbën Xhaferi” ka urën që është më e larta dhe më e gjata në Ballkan dhe qëu jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Përgjatë Grykës së Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada është urë gjigante që, siç raporton RTK, i kanë dhënë pamje të veçantë.

Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 650 milionë euro.

Ura mbi Lepenc në Grykë të Kaçanikut është rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.