Arbëri

Sot në Bruksel vazhdon dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë

Dialogu Kosove-Serbi

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në nivel të kryenegocviatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, fillimisht do t’i takojë ndaras kryenegociatorin e Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimet do të fillojnë në mëngjes dhe kohëzgjatja e tyre do të varet nga ecuria e diskutimeve.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është mbajtur më 2 maj në Bruksel.

Në atë takim palët u pajtuan për Deklaratën për të Zhdukurit, sipas të cilës të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe i hartuar nga Ekipi menaxhues, i cili u refuzua nga pala kosovare.