Arbëri

Sot mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Foto: Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mblidhen sot në Tiranë. Me këtë rast pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 11:30.

Agjenda e mbledhjes së qeverisë së Kosovës dhe e qeverisë së Shqipërisë:

11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi :Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)