Sot do të mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës. Njëra do të jetë vazhdim i seancës plenare, e tjetra seancë e re plenare.
E para pritet të nisë në orën 10:00, ku janë paraparë të shqyrtohen mbi 20 pika që kanë mbetur pa u përfunduar nga seancat e mbajtura më 31 tetor dhe 4 nëntor.
Seanca e dytë do të nisë në orën 14:00, dhe në rend dite ka 28 pika.
Të hënën (2 dhjetor) është zhvilluar seanca e fundit në Kuvendit, ku u diskutua për qeverisjen katërvjeçare të kryeministrit Albin Kurti.