Arbëri

Sot hapet sheshi i rindërtuar `Adem Jashari` në Prishtinë

Sot, në orën 19, do të bëhet hapja e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë. Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, tha se tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet dhe sheshi ka një pamje të re.

“Tani sheshi ka më shumë hapësirë të gjelbër dhe më shumë ulëse për pushim”, i tha RTK-së Tahiri.

“Ky shesh është dashur të rregullohet më parë, kemi humbur një fond, por për shkak të neglizhencës së Kuvendit kemi humbur atë. Ky projekt ka kushtuar 311 mijë euro. Ky projekt është kryer para kohe”, tha ai sot.

Për statujën e Adem Jasharit, Adonis Tahiri, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, tha se Komuna e Prishtinës do të gjejë një shesh shumë më të mirë, pasi që Adem Jashari meriton një vend më të mirë.

Hapja e këtij sheshi bëhet sot në orën 19:00, me disa aktivitete të organizuara nga Komuna.

{gallery}