Sot do të nisë vendosja e njehsorëve të ngrohjes dhe valvulave termostatike në banesat e lagjes “Ulpiana” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, sot (e mërkurë) do të vendosen njehsorët në lagjen Ulpiana D3, në hyrjet H-1 dhe H2.
Hyrjet ku do të fillojë instalimi këtë javë janë si vijojnë:
E mërkurë 27.07.2022 Ulpiana D3; Hyrjet H1-H2
E enjte 28.07.2022 Ulpiana D3; Hyrjet H3-H4
E premte 29.07.2022 Ulpiana D3; Hyrjet H5-H6
E shtunë 30.07.2022 Ulpiana D4;
“Instalimi falas i pajisjeve do të bëhet nga ekipet e specializuara të projektit Prishtina HeatSave, të cilët do të vizitojnë të gjitha apartamentet që ngrohen përmes Termokos, për të bërë instalimin e matësve dhe shpjeguar funksionin e tyre. Ky proces, i cili përbëhet prej vetëm dy hapave, zgjatë rreth 30 minuta. Andaj, luten banorët të qëndrojnë në shtëpi përgjatë kësaj kohe sa zgjatë procesi i instalimi”, thuhet nga Komuna e Prishtinës.