Sot pritet të vijë grupi i parë i emigrantëve afganë në Kosovë.
Burime të KOHËS kanë konfirmuar se përmes një pritjeje të organizuar, ky grup hyn në Kosovë të shtunën.
Megjithëse nuk dihet se prej sa personash përbëhet grupi, në total Kosova pret rreth 2,000 shtetas afganë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati njoftuar se qëndrimi i tyre nuk do të jetë i gjatë dhe se do tu ofrohej mbrojtje në kohëzgjatje prej një viti.
Derisa evakuimet nga aeroporti i Kabulit po vazhdojnë para përfundimit të afatit të 31 gushtit, avionët kanë ateruar në plot vende, e shumë prej tyre veçse kanë përfunduar këtë proces. Në Shqipëri kanë ateruar tre avionë prej të premtes, me gjithsej mbi 250 emigrantë.