Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, aktualisht po merret në pyetje nga hetues të Prokurorisë së Specializuar.
Intervistimi është duke u bërë në Prishtinë, në zyrat e EULEX-it, transmeton KTV.
Dobruna u ftua javë më parë për intervistim rreth aktivitetit të tij në kuadër të UÇK-së, derisa ka thënë se nuk e di se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.
Intervistimi i tij ka nisur në orën 11 paradite.