Në ditën e katërt të “Javës Kundër Korrupsionit” është diskutuar për fondin e trajtimin të pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës.
Aty u kërkua që sa më parë të vihet në funksion të plotë Fondi i Sigurime Shëndetësore, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të mund
të marrin shërbime mjekësore në mënyrë të barabartë.
Sipas Saranda Ramajt nga Instituti Columbus, fondi për trajtim jashtë institucioneve publike është një nga çështjet me të diskutueshme në shëndetësi.
Drejtori i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra, tha se sipas të dhënave në Raportin e Progresit, 18 përqind e pacientëve në Kosovë nuk kërkojnë shërbime shëndetësore në pamundësi të pagesës.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, ka thënë se në këtë institucion kanë pasur ankesa se Komisioni i mjekëve nuk ua ka aprovuar kërkesat për trajtim jashtë vendit.
Por, ai ka thënë se prej që ka filluar të funksionojë Kardiokirurgjia, ankesat janë në numër më të vogël, pasi sipas Havollit, ankesat më të shumta i kanë pasur nga qytetarë që kanë pasur probleme me zemër.