Arbëri

S’ka kuorum për mbledhjen e Komisionit për Siguri

Komisioni për Çështje të sigurisë

Komisioni për Çështje të sigurisë/Foto: EO

Në mungesë kuorumi, të hënën ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor për Çështje të Sigurisë.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, ka thënë se derisa po prisnin ardhjen e deputetëve, nënkryetari Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka lëshuar sallën.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje ka qenë projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë.

Po ashtu edhe shqyrtimi i raportit me propozim amendamente për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes./ksp