Arbëri

S’ka datë për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”

Pa datë për hapje të rrugës në qendër të kryeqytetit kanë qenë zyrtarët e Komunës së Prishtinës, derisa inspektonin rrugën “Xhorxh Bush”.

Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se do të lejohen të kalojnë këtë rrugë të gjitha kompanitë e autobusëve që kanë linjën nëpër këtë rrugë.

Image

Ai ka thënë se do të bëhet riorganizim i linjave, por që qëllimi është edhe lirimi i rrugës “Bill Clinton” nga autobusët.

Në Komunë kanë thënë po ashtu se s’do të lejohen as automjetet komerciale në rrugën "Xhorxh Bush".

Rruga “Xhorxh Bush” ishte kthyer në shesh në fundvit. Komuna pati paralajmëruar se nga 8 janari rruga do të kthehet në të hapur vetëm për linjat e autobusëve. Megjithatë, dy ditë pas këtij afati, rruga ka ngelur e mbyllur.