Shumë qytetarë në Prishtinë vazhdojnë ta përdorin thëngjillin si lëndë djegëse për ngrohje.
Kjo ka bërë që ndotja më e madhe e ajrit të ndodhë gjatë dimrit, raporton “038” i KTV-së.
Njohësit e mjedisit thonë se kjo lëndë djegëse është ndër faktorët më të mëdhenj që shkaktojnë ndotjen e ajrit.
Por, përdorimi i thëngjillit ndikon edhe në shëndetin e njeriut.
Pulmologët thonë se numri i të prekurve me sëmundje të frymëmarrjes është në rritje.
Rritja e kapaciteteve në sistemin e koogjenerimit, do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Megjithatë, sipas Mustafës, nuk do ta zgjidhë problemin në tërësi.
Koogjenerimi ka filluar para dy vjetësh në kryeqytet.
Nga ndërmarrja “Termokos”, thonë se me ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, ngrohtorja do të ketë mundësi që ta zgjerojë rrjetin.
Zyrtarët komunalë të Prishtinës shprehen të bindur se koogjenerimi tashmë është duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Por, ata deklarojnë se kur të përfundojë i gjithë procesi, efekti do të jetë edhe më i madh.
Projekti i koogjenerimit ka filluar deri më tani në qendër, në lagjen “Ulpiana” dhe në atë “Dardania”.
Ndërkohë, shtrirja më masive e këtij projekti pritet të ndodhë në lagjen “Mati 1” dhe në Kalabri.