Rreth 200 është numri i protestuesve që morën pjesë në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, të mërkurën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sipas Policisë së Kosovës.
Në raportin 24-orësh, Policia duke raportuar për protestën ka thënë se rreth 200 protestuesit pakënaqësitë i kanë shfaqur me mbishkrime.
Protesta ka nisur në orën 12:00, ndërsa përfundoi pas gjysmë ore.
Policia ka thënë se çdo gjë ka kaluar pa incidente, ndërsa njësitë policore e kanë monitoruar në vazhdimësi protestën.
Qytetarët të mërkurën protestuan kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të rrymës. Ata kërkuan nga Qeveria e Kosovës të refuzojë këtë propozim e të bëjë shtetëzimin e KEDS-it.