Arbëri

Sipas Hazirit, Vjosa Osmani veproi në kundërshtim me vendimet e partisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri , tha se vendimi i partisë për të liruar nga pozita e nënkryetares Vjosa Osmanin ishte i pritshëm.

'Ka qenë e pritshme që zoti Hoti të marrë pozitën e nënkryetarit të LDK-së. Kërkesa për lirim (të Vjosa Osmanit) ka ardhur nga Mustafa dhe është akt i kryer", tha ai për RTK.

Sipas tij LDK ka qenë pjesë e konstelacioneve politike. 

Haziri vlerësoi se ka dallime mes asaj me shprehjen ndryshe dhe vendimet që i merr një person brenda partisë.