Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se është ende herët të thuhet se kur mund të arrihet kompromisi i marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës.
Në vigjilje të takimit joformal të ministrave të jashtëm të BE-së, në Vjenë, ku po marrin pjesë edhe vendet që aspirojnë në BE, Daçiq deklaroi se Serbia po angazhohet për arritjen e një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës, por është ende herët të thuhet se kur do të arrihet dhe nëse vërtetë mund të arrihet kompromisi, sepse nuk jam i sigurt nëse pala tjetër do kompromisin”, bëjnë të ditur mediet serbe.
Ai më tej shtoi se kompromisi është në interesin e të dy popujve, serbëve e shqiptarëve, transmeton RTKLive.
“Mendoj se marrëveshja mes vendeve tona do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit, që do të nënkuptonte hapjen e rrugës së integrimeve evropiane dhe anëtarësimin në BE”, deklaroi Daçiq.