Arbëri

Siguria në Ballkan, Biserko: Kërcënimet të merren seriozisht

Biserko

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, ka thënë se NATO po përfshihet më shumë në rajon dhe se kjo shihet dukshëm nga prezenca e shtuar e trupave, duke filluar me bazën ushtarake në Rumani e në Shqipëri. Sipas saj, “kjo tregon se ka shqetësime për sigurinë në Ballkan”. 

“Ata do të vazhdojnë kështu për ta përmbyllur shqetësimin e sigurisë me apo pa Serbinë. Serbia do të kërcënohet se do të izolohet në të ardhmen, jo tash. Në këtë moment, dera është e hapur për të”, ka thënë ajo. 

Biserko ka theksuar se Serbia me qeverinë e tanishme nuk është e orientuar kah perëndimi. 

“Nuk jam e sigurt që ai është vërtetë i interesuar për ta integruar Serbinë në Bashkimin Evropian, po përfshirja e dialogut në kapitullin e negociatave është i ideuar në atë mënyrë që të mos lejojë që çështje të hapura të importohen brenda BE-së e që mund të çonin në të ardhmen deri ne konflikte në BE”.

Sa i përket rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë të prezantuar në Kombet e Bashkuara, ajo ka thënë se glorifikimi i figurave kriminale nga Serbia ka qenë arsye pse kjo rezolutë u bë tash. 

Kjo rezolutë, ka theksuar Biserko, “është nevojë morale sepse Serbia dhe elitat e saj nuk kanë qenë të afta për të marrë një qëndrim moral kundrejt asaj që ka ndodhur”. 

Ka potencuar se “bota serbe” është përmendur si projekt nga serbët pasi rusët futën duart në Ballkan, sidomos në Serbi. 

“Rusët e eksploatuan mirë frustrimin serb për humbjet e pësuar në të kaluarën dhe i inkurajuan ata që të angazhoheshin që të bënin revizionizëm të humbjeve të tyre. Kështu që projekti i botës serbe është një vazhdimësi e politikave të Millosheviqit me mjete të tjera. Dhe pothuajse ia arritën një gjë të tillë. Sepse që një dekadë apo më shumë, Republika Srpska ka arritur që sistematikisht të integrohet në hapësirën serbe të ekonomisë, kulturës dhe informacionit duke pritur kështu integrimin politik në momentin kur rrethanat ndërkombëtare të jenë më në favor të Serbisë”. 

Ajo është shprehur se kërcënimet e Milorad Dodikut - i cili pati thënë se nëse kjo rezolutë miratohej, Republika Srpska do të inicionte ndarjen nga Bosnja e Hercegovina - duhet të merren seriozisht. 

“Këto janë kërcënime që duhet të merren seriozisht sepse çfarëdo që kanë thënë në një pikë është bërë më pas realitet. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i përgatitur. Por në njëjtën kohë ka rritje të prezencës ajrore në Bosnjë nga NATO-ja kështu që po përgatiten për çfarëdo lloj eskalimi në Republikën Serbe. Karriera politike e Millorad Dodikut po vjen në fund dhe se Bosnja, me shpresë do të ketë perspektivë evropiane”, ka përfunduar Bisarko. 


Biserko: Radoiçiqi mund të jetë dëshmitar i pakëndshëm për shumë gjëra që janë bërë në Serbi

Biserko ka thënë se mosndëshkimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia për rastin në Banjskë nuk po bëhet për shkak të interesave të Serbisë me të. 

“Ose atyre nuk iu bën fare për kërkesat ndërkombëtare apo Vuçiqi nuk mund ta dorëzojë Radoiçiqin për shkak të shumë presioneve që ka. Jo nga Perëndimi por nga anë tjera. Po ashtu, Radoiçiqi mund të jetë një dëshmitar i pakëndshëm për shumë gjëra që janë bërë në Serbi. Vuçiqi do të përballet edhe më shumë me këto kërkesa në të ardhmen, posaçërisht në muajt e ardhshëm”, ka theksuar ajo.


 

Lexo përditësimet tjera
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi

Biserko: Vuçiqi me qëllim nuk po i zbaton marrëveshjet

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, ka deklaruar...