Dëgjonani

Si e keni zgjedhur profesionin?

Si e keni zgjedhur profesionin?

Orientimi në karrierë është jetik për të rinjtë, pasi u ndihmon ta përzgjedhin drejtimin e shkollimit a të studimit, e rrjedhimisht edhe profesionin në të cilin do të punojnë në të ardhmen. Sa më herët që kjo bëhet, mundësitë janë më të mëdha që të zhvillohen aftësitë dhe talentet personale, e edhe të arrihet përgatitja më mirë për tregun e punës.

Në Kosovë për kohë të gjatë kanë munguar mekanizmat për orientim në karrierë. Për pasojë, jo pak njerëz punojnë në profesione për të cilat nuk janë shkolluar paraprakisht, e të tjerë kanë ndërruar disa herë profesionin.

Qëllimi i këtij pyetësori është që të informohemi nga ju se si jeni përcaktuar për profesionin, nga kush jeni ndikuar dhe sa ka gjasa që të gjeni një vend pune në profesionin për të cilin shkolloheni. 

Ju faleminderit që merrni pjesë në përpilimin e përmbajtjes!