Arbëri

Shtyhet seanca për Berishën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon të marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Seanca e radhës për shqyrtimin e ankimimit të ish-kryeministrit Berisha do të zhvillohet më 8 shkurt.

Seanca u shty pasi gjyqtarët kërkuan që ankimimi të firmosej nga Sali Berisha, pasi nënshkrimin e kishte dhënë bija e tij, Argita Berisha.

Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj, është shprehur se qëllimi është djegia e mandatit të Sali Berishës.

Raportohet se avokatët e Berishës kanë bërë kërkesë të re për përjashtimin e gjqytares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjen në ngarkim të ish-kryeministrit.

Ndërkohë, më 23 janar, Berisha doli për herë të parë përballë prokurorëve antikorrupsion, të cilët e pyetën për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv dhe është në arrest shtëpiak.