Në rastin ku po akuzohen ish-drejori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ish-shefi i prokurimit Ymer Dragusha dhe avokati Isuf Zejna është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar.
Gjyqtari Rrahman Beqiri e shtyu seancën për datën 7 shkurt në orën 9:30. Ai njoftoi se nuk është kthyer dëshmia që Dragusha e ka marrë ftesën

Beqiri tha po ashtu se për prezencën e të pandehurit Ymer Dragusha, gjykata i ka në shqyrtim të gjitha veprimet e mundshme, përfshirë edhe lëshimin e fletëarrestit.
Ndaj tyre ishte ngritur aktakuzë në dhjetorin e vitit të kaluar.